Aksidenti në Shkup, Ambasada e Kosovës angazhohet për kthimin e trupave të tre vushtriasve

20 korrik 2026 | 11:36

Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja, ka njoftuar se ambasada është angazhuar për kthimin në Kosovë të trupave të pajetë të tre personave që humbën jetën në aksidentin e rëndë pranë pikëkalimit kufitar Hani i Elezit-Bllacë.

Qehaja u ka shprehur ngushëllime familjarëve të Ejup Tërnavës, Cennet Tërnavës dhe Fatmire Shabanit, të cilët humbën jetën tragjikisht në aksidentin e ndodhur mbrëmë në territorin e Maqedonisë së Veriut.

Ai ka bërë të ditur se, pas marrjes së informacionit për rastin, Ambasada e Kosovës ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet maqedonase, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policinë e Kosovës, si dhe me familjarët e viktimave.

“Pas përfundimit të procedurave përkatëse nga autoritetet kompetente, trupat e pajetë pritet të transportohen në Republikën e Kosovës. Në këto çaste të rënda shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe ndaj dhimbjen me familjet dhe të dashurit e të ndjerëve. U prehshin në paqe!”, shkroi Qehaja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FC Prishtina ka zyrtarizuar transferimin e qendërmbrojtësit Agron Rufati, i…