Burnham emërohet zyrtarisht kryeministër i ri i Britanisë së Madhe
20 korrik 2026
| 15:07
Andy Burnham është emëruar zyrtarisht kryeministri i 59-të i Mbretërisë së Bashkuar.
Ai është ftuar nga Mbreti Charles III për të formuar qeverinë, gjatë një takimi privat të mbajtur të hënën në Pallatin Buckingham. Pallati Mbretëror ka publikuar edhe fotografi nga takimi.
Ceremonia tradicionale, e njohur si “kissing hands” (puthja simbolike e duarve), shënoi zyrtarisht kalimin e pushtetit nga Keir Starmer te Andy Burnham.
Javën e kaluar, Burnham u zgjodh lider i Partisë Laburiste, duke zëvendësuar Starmerin, ndërsa tani ka marrë edhe drejtimin e qeverisë britanike.
Burnham bëhet kryeministri i shtatë i Mbretërisë së Bashkuar që nga viti 2016, duke vazhduar periudhën e ndryshimeve të shpeshta në krye të qeverisë britanike.



