Yamal kampion bote, por koleksioni i trofeve ende nuk është i plotë

20 korrik 2026 | 16:15

Spanja është shpallur kampione e botës për vitin 2026, pasi mposhti Argjentinën në finale dhe fitoi për herë të dytë në histori trofeun më prestigjioz të futbollit.

Heroi i finales ishte Ferran Torres me golin e fitores në vazhdime, ndërsa suksesi i “La Rojas” erdhi falë kontributit të të gjithë skuadrës, përfshirë edhe Lamine Yamalin.

Edhe pse 19-vjeçari e mbylli turneun me një gol dhe një penallti të fituar, ndikimi i tij në ekipin e Luis de la Fuente ishte shumë më i madh se statistikat.

Ai zgjodhi të luante për skuadrën dhe u shpërblye duke u bërë kampion bote në një moshë shumë të re.

Ylli i Barcelonës tashmë ka fituar Kampionatin Evropian dhe Kupën e Botës, ndërsa në kabinetin e tij ende mungojnë trofe si Nations league, Champions League, Superkupa e Evropës, Kupa Interkontinentale e FIFA-s dhe Kupa e Botës për Klube.

Megjithatë, duke qenë vetëm 19 vjeç, Yamal pritet të ketë shumë mundësi për t’i shtuar këto trofe në karrierën e tij, duke konfirmuar statusin si një nga talentet më të mëdha të futbollit botëror.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kupa e Botës 2026 u mbyll të dielën në Nju…