Bashkëshortja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia
21 korrik 2026
| 16:15
Mirjeta Durmishi, bashkëshortja e Hysen Durimishit të Vetvendosjes përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se është punësuar si këshilltare e ministirt Arben Vitia.
Ajo ka falënderuar Kurtin e Vitinë për emërimin si dhe e ka quajtur Vitinë, si ministrin më të suksesshëm.
“Faleminderit kryeministër Kurti! Faleminderit ministër Vitia! Jam e nderuar, që nga sot, të jem këshilltare politike e ministrit më të suksesshëm të Qeverisë së Kosovës, z. Arben Vitia”, ka shkruar ajo në “Facebook”.



