Wizz Air inauguron bazën operative në Prishtinë, priten më shumë fluturime dhe destinacione të reja

21 korrik 2026 | 16:40

Wizz Air do të inaugurojë zyrtarisht bazën e saj operative në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, në një ceremoni që do të mbahet më 22 korrik 2026, duke shënuar një zhvillim të rëndësishëm për sektorin e aviacionit civil në Kosovë. Hapja e bazës operative pritet të forcojë lidhjet ajrore të Kosovës me destinacione të reja, të zgjerojë mundësitë e udhëtimit për qytetarët dhe të ndikojë pozitivisht në zhvillimin ekonomik të vendit. Në ceremoninë inauguruese do të marrin pjesë Kryeministri i Republikës së Kosovës, përfaqësues të lartë të kompanisë Wizz Air, drejtues të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, si dhe mysafirë të tjerë të ftuar.

Ceremonia do të mbahet:

Data: 22 korrik 2026

Ora: 09:00

Vendi: Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”

Sipas njoftimit të Zyrës për Marrëdhënie me Publikun të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, hapja e kësaj baze operative përfaqëson një hap të rëndësishëm në zhvillimin e transportit ajror dhe rritjen e rolit të aeroportit si një qendër rajonale e fluturimeve.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një studim i ri zbulon se deri në 85% e…