Ragip Xhaka mban premtimin, deputetët zviceranë marrin fanella të Granitit te veprimtari Sali Bislimi

21 korrik 2026 | 21:38

Veprimtari shqiptar në Zvicër, Sali Bislimi, ka njoftuar se sot ka mirëpritur në zyrën e tij veprimtarët Ragip Xhaka dhe Ali Sheholli, si dhe disa përfaqësues zviceranë.

Sipas Bislimit, në shenjë mirënjohjeje dhe respekti, Ragip Xhaka u ka dhuruar tri fanella të futbollistit Granit Xhaka deputetëve kantonalë të kantonit Jura: Baptiste Laville, Gauthier Corbat dhe Raoul Jaeggi.

Ai ka bërë të ditur se deputetët zviceranë kanë shprehur solidarizim me Kosovën, duke përmendur edhe procesin gjyqësor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi.

“Thanë se po afrohemi kohës së gjykimit të Presidentit Thaçi, urojmë ta keni të lirë dhe se shpejti edhe në mesin tonë”, ka shkruar Bislimi.

Ai ka theksuar se do të vazhdojnë përpjekjet për forcimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës në fusha të ndryshme.

Ndërkaq, sipas tij, Ragip Xhaka ka premtuar se në takimin e ardhshëm do të vijë së bashku me djalin e tij, Granit Xhakën, ndërsa këtë herë ka përcjellë përshëndetjet e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi Edon Zhegrova do të ketë edhe një tjetër mundësi…