Kompania “Vëllezërit Geci” shpk shpall Debat Publik
Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Neni 16, pika 4, “Vëllezërit Geci” shpk., Skenderaj, në bashkëpunim me Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe komunën organizojnë:
DEBAT PUBLIK
Për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për Kompaninë “Vëllezërit Geci” shpk., Skenderaj, për Pëlqim Mjedisor për projektin “Sistem Solar Fotovoltaik me kapacitet 5 MW” (2 MW mbi kulmin e objekteve ekzistuese dhe 3 MW në tokë),Kline e poshtme, Skenderaj.
Njoftohet publiku i interesuar se më datën 09.09.2026 në ora 14:00 në objektin e Shkollës fillore të mesme e ulet “Shaban Jashari” Skenderaj, do të organizohet debat publik nga “Vëllezërit Geci” shpk., Skenderaj, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Komunën.
Debati Publik do të organizohet edhe në mënyrë virtuale në platformën online:
https://us05web.zoom.us/j/7012651943?pwd=JsyiMPR68pjZDwwrm2Z53eU1x9TEbu.1
Në linkun e mëposhtëm mund të gjeni raportin e VNM-së për “Vëllezërit Geci” shpk., Skenderaj, për pëlqim për projektin “Sistem Solar Fotovoltaik me kapacitet 5 MW” (2 MW mbi kulmin e objekteve ekzistuese dhe 3 MW në tokë),Kline e poshtme, Skenderaj.
https://mmphi.rks-gov.net/Document/Announcements?type=2
Në emalin e mëposhtëm mund të dërgoni komentet lidhur me projektin
[email protected]
Pjesëmarrja e juaj na ndihmon ne implementimin e projektit.



