Adelina Spahija “godet” me projektin e radhës
23 korrik 2026
| 12:18
Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Adelina Spahija, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor me titull “Dukati i nuses”, duke sjellë një tjetër këngë që pritet të pëlqehet nga publiku. Projekti është kompletuar edhe me një videoklip, i cili i jep këngës një dimension të veçantë artistik dhe vizual.
“Dukati i Nuses” trajton motive tradicionale dhe atmosferën festive të dasmave shqiptare, duke ruajtur frymën e muzikës popullore që karakterizon krijimtarinë e Adelina Spahijës.
Me këtë publikim, artistja vazhdon të pasurojë repertorin e saj dhe të mbetet aktive në skenën muzikore shqiptare, ndërsa kënga e re tashmë është në dispozicion të publikut në platformat online.
online.



