Këshilli Prokurorial dhe Akademia e Kosovës për Siguri Publike zotohen për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional

24 korrik 2026 | 12:13

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Arian Gashi, së bashku me zëvendëskryesuesin Dardan Vuniqi, kanë pritur në takim drejtorin e Përgjithshëm të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Shpend Shabani, dhe dekanin e Fakultetit të Sigurisë Publike në AKSP, Vilard Bytyqi.

Gjatë takimit u diskutua për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet KPK-së dhe AKSP-së, me fokus në thellimin e partneritetit, koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale.

Bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e zhvillimit të programeve të përbashkëta profesionale, shkëmbimit të përvojave dhe ekspertizës, si dhe forcimit të sektorit të drejtësisë dhe sigurisë në Kosovë.

Kryesuesi i KPK-së, Arian Gashi, ka vlerësuar se ndërtimi i partneriteteve të qëndrueshme ndërmjet institucioneve ndikon drejtpërdrejt në rritjen e efikasitetit institucional dhe zhvillimin profesional të zyrtarëve të sistemit të drejtësisë.

Ndërsa përfaqësuesit e AKSP-së shprehën gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit me KPK-në përmes iniciativave të përbashkëta që synojnë ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe avancimin e standardeve në fushën e sigurisë publike dhe drejtësisë.

Në fund të takimit, të dyja institucionet riafirmuan përkushtimin për komunikim të rregullt dhe konkretizimin e iniciativave të përbashkëta në funksion të forcimit të sundimit të ligjit në vend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Ganimete Musliu, ka deklaruar se…