Cakolli: Caktimi i seancës konstituive për 6 gusht, veprim i vonuar

24 korrik 2026 | 12:51

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka theksuar se caktimi i seancës konstituive për 6 gusht, përveçse është veprim i vonuar, është edhe institucionalisht i papërgjegjshëm

Ai ka thënë se pjesa më problematike e caktimit të seancës më 6 gusht lidhet me afatin 60-ditor për zgjedhjen e presidentit.

“Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se, në rrethanat kur Kuvendi ende nuk është konstituuar, ky afat fillon nga konstituimi i tij. Kjo do të thotë se 6 gushti e aktivizon afatin, 7 gushti llogaritet si dita e parë, ndërsa 5 tetori është dita e 60-të dhe, rrjedhimisht, dita e fundit për zgjedhjen e presidentit. Në anën tjetër, më 4 tetor përfundon periudha gjashtëmujore e ushtrimit të detyrës së presidentit. Nëse procedura e zgjedhjes së presidentit shkon deri në ditën e 60-të, pra më 5 tetor, dhe eventualisht dështon, atëherë Kuvendi do të shpërndahet pasi që periudha e ushtrimit të detyrës së presidentit tashmë të ketë përfunduar. Kjo do të thotë se mund të mbetemi njëkohësisht pa Kuvend dhe pa ushtrues detyre të presidentit, që është i vetmi funksion me mandat kushtetues për ta formalizuar shpërndarjen e Kuvendit, për ta caktuar datën e zgjedhjeve të reja dhe, pas tyre, për ta propozuar mandatarin për kryeministër. Aq më keq që, koha që u tha se po lihet në dispozicion për negociata rreth zgjedhjes së presidentit po kalon jo vetëm pa marrëveshje politike, por edhe pa asnjë raund të ri takimesh ndërpartiake”, ka deklaruar Cakolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi Marc Cucurella, është bërë sërish qendra e vëmendjes së…