Kryetari Rama nderon Yll Limanin me mirënjohje
24 korrik 2026
| 13:05
Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, priti sot në takim këngëtarin e mirënjohur Yll Limani, të cilit i ndau mirënjohje për kontributin e çmuar në art dhe kulturë.
Kryetari Rama e falënderoi Limanin për promovimin e muzikës shqiptare, përfaqësimin dinjitoz të Prishtinës dhe frymëzimin që u përcjell brezave të rinj përmes këngëve të tij.
Ai tha se Ylli mbetet një prej zërave më të dashur të muzikës shqiptare dhe një ambasador i denjë i talentit dhe kulturës sonë.



