Bilardo: Iris Gashi fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian U-19
24 korrik 2026
| 14:43
Sporti i bilardos në Kosovë ka shënuar një sukses historik, pasi Iris Gashi ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian për të rinj (U-19), i mbajtur në Slloveni.
Gashi arriti deri te medalja pas një paraqitjeje të shkëlqyer, duke regjistruar pesë fitore gjatë kampionatit dhe duke konfirmuar potencialin e madh të tij në arenën ndërkombëtare.
Ky rezultat konsiderohet një nga sukseset më të mëdha të bilardos kosovare në nivel evropian dhe një dëshmi e punës së vazhdueshme të sportistit dhe të Federatës së Bilardos së Kosovës.
Me këtë rast, Federata e Bilardos së Kosovës ka uruar Iris Gashin për arritjen e jashtëzakonshme, duke vlerësuar se ky sukses është motivim për zhvillimin e mëtejshëm të këtij sporti në vend.



