Pirlo, favorit për stolin e Italisë
24 korrik 2026
| 15:21
Andrea Pirlo është shfaqur si kandidati kryesor për t’u bërë trajneri i ri i Kombëtares së Italisë.
Pas refuzimit të Pep Guardiolës dhe pamundësisë për të arritur marrëveshje me Carlo Ancelottin, Federata Italiane po e konsideron seriozisht ish-mesfushorin legjendar si opsionin kryesor për të marrë drejtimin e “Azzurrëve”.
Raportimet e fundit e vendosin Pirlon në krye të listës së kandidatëve për postin e trajnerit të Italisë.
Para Pirlos, ishte raportuar se Federata Italiane kishte kontaktuar edhe Carlo Ancelottin dhe Pep Guardiolën.



