Drenica bëhet me poliklinikë moderne shëndetësore
Rajoni i Drenicës është bërë me një qendër moderne të shëndetësisë.
Kjo pasi dje në fshatin Komoran të Komunës së Drenasit është hapur poliklinika “AmlaClinik”, e cila do të ofroj shërbime pulmologjike, internistike, ortopedike, hematologjike dhe shërbime tjera.
Kjo klinikë ka për synim që të iu shërbejë qytetarëve me profesionalizëm, përkushtim dhe humanizëm.
Në ceremoninë e hapjes, ku kanë marrë pjesë një numër i qytetarëve dhe profesionistëve shëndetësor, janë bërë të qarta synimet e kësaj klinike.
Drejtori i Poliklinikës “AmlaClinik”, Liridon Bujupi, ka bërë me dije se kjo klinikë do të ofrojë shërbime shëndetësore profesionale në shumë fusha.
Ai ka deklaruar se kjo klinikë do të jetë e hapur për të gjithë profesionistët shëndetësor, të cilët dëshirojnë të shërbejnë në këtë pjesë të Drenicës.
Çfarë shërbimesh do të ofrojë “AmlaClinic”?
“Amla Clinic” do të ofroj shërbime shëndetësore nga lemia e Stomatologjisë dhe Ortodoncisë nën përkujdesjen e Ass. Dr. Ulpiana Ahmeti-Bujupi.
Shërbime Ortopedike nën përkujdesjen e Dr. Arian Bujupi, i cili do të ofrojë një eksperiencë të sjell nga Gjermania.
Shërbime Hematologjike nën përkujdesjen e Dr. Shpat Rrusta.
Shërbime Internistike dhe Kardiologjike nën përkujdesjen e Dr. Halit Bujupi.
Shërbime Pulmologjike nën përkujdesen e Dr. Liridon Bujupi.
Shërbime Infermierore të udhëhequra nga Infermieri Skender Mulaku.



