Përfshihet nga zjarri një automjet në rrugën Suharekë-Prishtinë
26 korrik 2026
| 11:09
Një automjet është përfshirë nga flakët këtë të diel rreth 2 kilometra pas daljes nga Suhareka, në drejtim të Prishtinës.
Lajmi e ka konfirmuar Blerim Makica, udhëheqës i ndërrimit të zjarrfikësve në Suharekë.
Për redaksinë, ai tha se nuk ka persona të lënduar si pasojë e këtij zjarri, ndërsa është bërë e mundur edhe shuarja e flakëve.



