Arsenal futet në garë për Cristian Romeron, Tottenham ul çmimin

26 korrik 2026 | 15:03

Arsenal është futur papritur në garë për transferimin e mbrojtësit të Tottenham Hotspur, Cristian Romero.

Sipas raportimeve të Corriere dello Sport, interesim për mbrojtësin argjentinas kanë shfaqur edhe Interi dhe Barcelona, ndërsa vetë lojtari është i hapur për një kalim në Serie A.

Tottenham aktualisht kërkon rreth 42.5 milionë funte për kartonin e 28-vjeçarit, megjithëse burimet bëjnë të ditur se klubi londinez mund ta ulë çmimin për të lehtësuar realizimin e transferimit.

Në javët e ardhshme pritet të shihet nëse Arsenal do ta konkretizojë interesimin me një ofertë zyrtare për kampionin e botës me Argjentinën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një euro u këmbye këtë javë me vetëm 93.62 lekë,…