Prenga: Raundi i parë më tregoi se mund të përballem me më të mirët

26 korrik 2026 | 15:29

Anthony Joshua ka bërë një rikthim spektakolar në ring, duke mposhtur boksierin shqiptar Kristian Prenga me nokaut teknik në raundin e dytë, në duelin e zhvilluar në Xhedah të Arabisë Saudite.

Përballja nisi në mënyrën më të keqe të mundshme për britanikun. Vetëm 20 sekonda pas gongut të parë, Joshua u rrëzua në tapet pas një goditjeje të fuqishme, ndërsa pak më vonë pësoi edhe një nokdaun të dytë nga Prenga, duke u gjendur pranë një prej humbjeve më të mëdha të karrierës së tij.

Megjithatë, ish-kampioni i botës tregoi karakter të jashtëzakonshëm. Në raundin e dytë ai reagoi fuqishëm, duke goditur me të djathtën dhe duke e rrëzuar Prengën. Shqiptari nuk arriti të vazhdonte luftën, ndërsa gjyqtari ndërhyri për ta ndalur ndeshjen dhe për t’i dhënë fitoren Joshuas me nokaut teknik.

E tani ka ardhur edhe reagimi zyrtar i Kristian Prengës në profilin e tij në “Facebook”.

Ai ndër tjera tha se raundi i parë ia dëshmoi atij se mund të përballet me më të mirët, por në këtë nivel një sekondë mund të ndryshojë gjithcka.

Reagimi i plotë:

Të ndaja ringun me një kampion si Anthony Joshua ishte një eksperiencë shumë e rendesishme.

Respekt maksimal për të dhe për fitoren.

Raundi i parë me tregoi se mund të përballemi me më të mirët, por në këtë nivel një sekondë ta ndryshon fatin.

“ Humbja të detyron të shihesh në pasqyrë dhe të mësosh atë që fitorja ta fsheh.”

Kjo ndeshje nuk më thyen. Do ta përdor këtë eksperiencë për t’u rikthyer shumë më i fortë.

Ndjekësve të mi shqiptarë u kërkoj ndjesë që nuk ju solla fitoren, faleminderit Zotit për çdo gjë! 🙏

Zoti i bekoftë shqiptarët!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zjarret masive në jugperëndim të Francës vijojnë të jenë jashtë…