Ministri francez sot në Kosovë, do të pritet nga Konjufca

27 korrik 2026 | 08:09

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, do të presë sot në orën 09:00 në takim ministrin e Deleguar për Eruopën të Republikës së Francës, Benjamin Haddad.

Pas takimit dypalësh, Konjufca dhe Haddad, së bashku me ministrin e Financave, Hekuran Murati, do të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në fushën e drejtësisë, arsimit dhe organizimit të Lojërave Mesdhetare.

Më pas, ministrat Konjufca dhe Haddad do të mbajnë një deklaratë të përbashkët për media.

Mbrëmë kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, i ka uruar mirëseardhje ministrit francez për Çështjet Evropiane, Benjamin Haddad, në vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë.

Zulfaj i deleguar në këtë takim nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, tha se Kosova qëndron në solidaritet me Francën, e cila po përballet me zjarret e mëdha pranë Bordosë.

“Mirë se vini në Republikën e Kosovës, ministër Benjamin Haddad! Është kënaqësi t’ju mirëpresim në vizitën tuaj të parë zyrtare. Kosova qëndron në solidaritet me Francën, teksa ajo po përballet me zjarret e tmerrshme pranë Bordosë”, ka shkruar Zulfaj në “X”.

Ai shtoi se Kosova dhe Franca janë aleatë dhe i uroi ministrit francez një vizitë të këndshme dhe produktive.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator…