Oda Ekonomike e Kosovës takon bizneset gurthyese, shqetësim mosrilicencimi në sektorin minerar

27 korrik 2026 | 11:17

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka zhvilluar takime me përfaqësues të bizneseve gurthyese për të diskutuar sfidat me të cilat po përballet sektori minerar, veçanërisht çështjen e mosrilicencimit të operatorëve ekonomikë.

Gjatë takimeve është diskutuar për vështirësitë e krijuara nga proceset e licencimit dhe ndikimin e tyre në funksionimin e bizneseve.

Ndërkohë, edhe një biznes nga sektori minerar, pronare e të cilit është Agron Krasniqi, ka konfirmuar se, pas raportimit të Klan Kosovës, i është vazhduar licenca për operim.

Përfaqësuesit e bizneseve kanë paralajmëruar se, nëse nuk do të ketë mbështetje dhe zgjidhje nga institucionet, mund të detyrohen ta ndërpresin këtë veprimtari.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Çmimet botërore të naftës shënuan rënie me më shumë se…