Plagosen dy persona me armë zjarri në Podujevë

27 korrik 2026 | 12:09

Dy persona janë plagosur me armë zjarri të dielën në Podujevë, pas një përleshjeje fizike mes disa personave, ku njëri nga të dyshuarit ka shtënë edhe me armë zjarri.

Të lënduarit janë dërguar në QKUK, ka njoftuar Policia e Kosovës.

“Në vendngjarje janë sekuestruar dy gëzhoja dhe tri automjete. Me vendim të prokurorit janë arrestuar gjashtë të dyshuar dhe, pas intervistimit, janë dërguar në mbajtje. I dyshuari që ka shtënë me armë zjarri është në kërkim policor”, është thënë  në raportin 24-orësh të policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk…