PSG-ja i vendos çmim marramendës Barcolan, Arsenali dhe Liverpooli në pritje

27 korrik 2026 | 12:40

Paris Saint-Germaini nuk ka ndërmend ta shesë lehtë Bradley Barcolan.

Klubi francez i ka vendosur një çmim prej plot 145 milionë eurosh sulmuesit anësor, duke ua bërë të qartë Arsenalit dhe Liverpoolit se vetëm një ofertë e jashtëzakonshme mund ta ndryshojë situatën.

Sipas “The Times”, Barcola vazhdon të jetë një nga objektivat kryesorë të dy gjigantëve të Premierligës, të cilët po i monitorojnë nga afër zhvillimet.

Megjithatë, PSG-ja nuk është nën presion për ta shitur dhe ka vendosur një vlerësim shumë të lartë për kartonin e francezit.

Edhe pse konkurrenca në repartin ofensiv të PSG-së është rritur, drejtuesit e klubit besojnë se Barcola mbetet një aset i rëndësishëm.

Për këtë arsye, Arsenali dhe Liverpooli, për momentin, po qëndrojnë në pritje, duke vlerësuar nëse do të bëjnë një lëvizje konkrete apo do të orientohen drejt objektivave të tjerë.

Nëse ndonjë klub dëshiron ta transferojë Barcolan këtë verë, do të duhet të paguajë plot 145 milionë euro, një shumë që do ta bënte francezin një nga transferimet më të shtrenjta në historinë e futbollit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke u bazuar në nenin 7 të Udhëzimin Administrativ (MMPHI)…