AKB përfaqësoi Kosovën në nismën kombëtare shqiptare “Bukë, Kripë e Zemër, Ujë dhe Buzëqeshje” në Pogradec

27 korrik 2026 | 14:58

Aleanca Kosovare e Bizneseve e përfaqësuar nga kryetari Agim Shahini, mori pjesë në emër të komunitetit të biznesit të Kosovës në aktivitetin kombëtar “Bukë, Kripë e Zemër, Ujë, Vaj Ulliri dhe Buzëqeshje”, të organizuar nga Kujtim Dervishi, kryetar i Shoqata Restoranteve Bujtinave Shqiptare, në bashkëpunim me Bashkinë e Pogradecit.

Ky aktivitet u zhvillua nën kujdesin e Florinda Zegullaj, Prefekte e Qarkut Korçë, Ilir Xhakolli, kryetar i Bashkisë së Pogradecit dhe Shkelqim Hajdari prefekti i Tiranës.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të institucioneve, biznesit, turizmit dhe gastronomisë nga Shqipëria dhe Kosova, me synimin për ta kthyer mikpritjen tradicionale shqiptare në një identitet të përbashkët kombëtar dhe në një vlerë të shtuar për zhvillimin e turizmit.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, përgëzoi organizatorët për këtë iniciativë, duke theksuar se mikpritja shqiptare është një nga asetet më të çmuara kombëtare dhe një faktor i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik.

“Është nder dhe kënaqësi të përfaqësoj Kosovën në këtë nismë kaq domethënëse. Tradita shqiptare e bukës, kripës dhe zemrës është një vlerë që na bashkon të gjithë shqiptarët. Kjo iniciativë duhet të shtrihet në të gjitha trojet shqiptare, përfshirë Kosovën, si simbol i mikpritjes, respektit dhe zhvillimit të turizmit”, u shpreh Shahini.

AKB-ja vlerëson lart angazhimin e dr. Florinda Zegullaj, Ilir Xhakollit,Shkelqim Hajdari dhe Kujtim Dervishit për organizimin dhe mbështetjen e kësaj nisme, e cila promovon traditën, gastronominë dhe kulturën shqiptare, duke forcuar bashkëpunimin ndërmjet institucioneve dhe komunitetit të biznesit në mbarë hapësirën shqiptare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për Benjamin Netanyahun, i cili sot mbërrin në Uashington për…