Lazio insiston për Armando Brojën

27 korrik 2026 | 16:12

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja, mbetet objektivi kryesor i skuadrës së Lazios për fazën ofensive, kanë raportuar mediumet italiane.

Është bërë me dije se drejtuesit e Lazios kanë intensifikuar përpjekjet për të siguruar shërbimet e Brojës gjatë kësaj vere.

Broja pritet të largohet nga Burnley, ekip që do të bëjë gara në Championship, ndërsa marrëveshja mes palëve mund të finalizohet së shpejti.

Lazio po synon huazimin njëvjeçar të Brojës dhe te skuadra angleze janë të gatshëm të pranojnë një ofertë të tillë, në të cilën mbetet të shihet nëse do të përfshihet detyrimi i blerjes së sulmuesit.

24-vjeçari ka kontratë me skuadrën e Burnleyt deri në vitin 2030, kurse në sezonin e fundit, Broja shënoi një gol dhe bëri një asistim në 24 ndeshje të luajtura në Premier League.

Broja iu bashkua Burnleyt verën e shkuar nga Chelsea, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Evertoni, Fulhami dhe Southamptoni në Angli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, e…