Edhe Kurti takohet me ministrin e Francës
27 korrik 2026
| 16:17
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur në takim ministrin e deleguar për Evropë të Francës, Benjamin Haddad.
Tash për tash nuk është dhënë ndonjë njoftim për këtë takim.
Haddad i ka shkuar në zyrë Kurtit pas takimit me ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.
Haddad pas takimit me Konjufcën ka nënshkruar pesë marrëveshje, ndërsa, në konferencë për media tha se Franca do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt anëtarësimit në organizatat evropiane.



