Vazhdon mbledhja e nënshkrimeve për ndryshimin e Kodit Penal

28 korrik 2026 | 14:37

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka vazhduar mbledhjen e nënshkrimeve për nismën legjislative qytetare për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Kjo nismë të martën ka vazhduar në komunën e Gjakovës, ku qytetarë të shumtë tashmë e kanë mbështetur me nënshkrimin e tyre, ndërsa nismën e mbështeti edhe Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, duke e nënshkruar atë.

Përmes kësaj nisme, IKD propozon dy ndryshime konkrete në Kodin Penal. Propozimi i parë ka të bëjë me parashikimin shprehimisht si vepër penale të moszbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Propozimi i dytë ka të bëjë me sanksionimin penal të përdorimit të parasë publike me qëllim përfitimin elektoral gjatë periudhave zgjedhore dhe parazgjedhore.

Për ta proceduar këtë nismë në Kuvendin e Kosovës nevojiten të paktën 10 mijë nënshkrime të qytetarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi i Futbollit të Vogël FC Liburn shpall të pavlefshme…