Juventus siguron francezin Kolo Muani

29 korrik 2026 | 16:13

Randal Kolo Muani do të rikthehet te Juventusi, pasi klubi italian ka arritur marrëveshje me Paris Saint-Germainin për transferimin e sulmuesit francez.

Marrëveshja pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim, pasi Kolo Muani t’i kryejë me sukses kontrollet mjekësore te Juventusi.

Sipas marrëveshjes mes dy klubeve, sulmuesi do t’i bashkohet Juventusit në formë huazimi për një sezon, me detyrim të blerjes në fund të edicionit 2026/27.

Paketa e përgjithshme e transferimit të Kolo Muanit te Juventusi pritet të kushtojë rreth 45 milionë euro, përfshirë edhe bonuset.

Sulmuesi francez e njeh mirë ambientin e Juventusit, pasi ishte i huazuar te klubi italian gjatë pjesës së dytë të sezonit 2024/25.

Pas transferimit të përhershëm, Kolo Muani pritet të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me Juventusin, me pagë vjetore prej 5.5 milionë eurosh, pa përfshirë bonuset.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Llapi ka bërë përforcimin e radhës në afatin kalimtar, duke…