Përplasja Krasniqi-Rama, Abazi pyet Kurtin: Kush ishte “vrasës” në rastin e nënës shtatzënë në oborrin e QKUK-së?

29 korrik 2026 | 16:23

Përplasja mes Alban Krasniqit dhe kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, ka nxitur reagime të reja në skenën politike.

Krasniqi, bashkëshorti i ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e kishte quajtur “vrasës” Ramën, pas vdekjes tragjike të një punëtori në një vendpunishte në Prishtinë.

Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar ish-deputeti Haki Abazi, i cili i është drejtuar me një pyetje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

“Unë e pyes Albin Kurtin kush ka qenë vrasës në rastin e nënës shtatzënë në muajin e nëntë në oborrin e QKUK-së, e që ka qenë në urdhërin mbrojtës?”, ka shkruar Abazi.

Ai ka thënë se rasti i vrasjes së Hamide Magashit dhe foshnjës së saj duhet të shihet si përgjegjësi e shtetit.

“Aksidentet ndodhin dhe është fatkeqësi e rëndë. Ndodhi edhe në Austri. Ngushëllime familjes së të riut që ka humbur jetën. Por kur shteti e ka për detyrë ta mbrojë dhe vritet në duart e shtetit, shteti është pjesëmarrës në vrasje. Nëna dhe foshnja të vrarë në oborrin e QKUK-së është vrasje e shtetit!”, ka deklaruar Abazi.

Hamide Magashi,në muajin e nëntë të shtatzënisë, u vra në vitin 2022 në oborrin e QKUK-së nga bashkëshorti i saj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Delegacioni i organizatës “Albanians for America” (AFA) ka zhvilluar një…