Tragjedi në Shkodër: Nëna 24-vjeçare dhe dy fëmijët e saj humbin jetën nga zjarri

29 korrik 2026 | 16:32

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Domen të Postribës, në qarkun e Shkodrës, ku një banesë është përfshirë nga zjarri.

Si pasojë e flakëve, kanë humbur jetën një nënë 24-vjeçare dhe dy fëmijët e saj të mitur, përkatësisht 1 dhe 3 vjeç.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Shtetit, e cila ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:10.

“Shkodër/Informacion paraprak. Rreth orës 13:10, në fshatin Domen, Shkodër, ka rënë zjarr dhe është djegur banesa në pronësi të shtetasit B. Ç. Shërbimet e Policisë dhe punonjësit e shërbimit zjarrfikës, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se zjarri ka shkaktuar vdekjen e 24-vjeçares B. Ç. dhe dy fëmijëve të saj, njëri 3 vjeç dhe tjetri 1 vjeç e gjysmë.

“Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, është thënë në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e zjarrit dhe rrethanat e plota të kësaj tragjedie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian (BE) bëri thirrje që të shmangen deklaratat që…