Gjilani mbështet punësimin e personave me aftësi të kufizuara, 13 qytetarë do të punësohen në 12 biznese lokale

30 korrik 2026 | 13:08

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se janë nënshkruar marrëveshje të reja bashkëpunimi me 12 biznese lokale, të cilat do të punësojnë 13 qytetarë me aftësi të kufizuara.

Sipas Hysenit, projekti zbatohet nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe është vazhdimësi e politikave sociale të Komunës së Gjilanit. Për realizimin e tij, komuna ka ndarë rreth 40 mijë euro.

Ai theksoi se kjo nismë është në përputhje me mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë për integrimin ekonomik dhe krijimin e mundësive të barabarta në tregun e punës për personat me aftësi të kufizuara.

Hyseni falënderoi bizneset që iu përgjigjën thirrjes publike, duke vlerësuar se bashkëpunimi ndërmjet sektorit privat, pushtetit lokal dhe atij qendror është kyç për ndërtimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse dhe të drejtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) në bashkëpunim me GIZ-in ka…