Haziri hedh poshtë zërat se mund të bëhet kryetar i LDK-së

30 korrik 2026 | 19:30

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka hedhur poshtë thashethemet se mund të përfundojë ai si kryetar i kësaj partie.

Në kuvendin e jashtëzakonshëm të kësaj partie ai tha se sot nuk po mbahet një proces zgjedhor.

“Nuk është proces zgjedhor ky. Nuk ka të bëjë me mu në asnjë mënyrë, e kam ba të qartë”, tha ai.

Haziri këto deklarata i dha gjatë kohës kur po përgatitej procesi i votimit që do të japë verdiktin nëse Lumir Abdixhiku mbetet apo jo në krye të LDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i LDK-së i ka mbyllur dyert për mediat. Njoftimi…