Abdixhiku pas Kuvendit: Tani më ndihmoni të gjithë ta bashkojmë këtë shtëpi
Lumir Abdixhikut edhe një herë iu është besuar detyra e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. 170 delegatë votuan kundër shkarkimit të tij, ndërsa 152 delegatë votuan pro shkarkimit.
Pas përfundimi të Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së, kryetari i konfirmuar i kësaj partie, Lumir Abdixhiku tha se procesi i djeshëm ishte i panevojshëm, i dëmshëm dhe i ngutshëm.
“Kam besuar se ky Kuvend ishte i panevojshëm, i dëmshëm e i ngutshëm. Sot, ai i përket së shkuarës. E pranoj me përulësi vendimin e delegatëve dhe e marr atë si një përgjegjësi të re për ta ruajtur me fanatizëm kahjen e LDK-së”.
Ai u shprehi mirënjohje të gjithë atyre që i besuan sërish detyrën dhe atyre që shprehën mendim të ndryshëm.
“Kjo periudhë na sprovoi. Por sprovat nuk duhet të na ndryshojnë vlerat. LDK-ja është ndërtuar mbi kulturën e dialogut, të maturisë dhe të respektit për mendimin ndryshe. Pikërisht këto vlera duhet të na udhëheqin edhe tani. Prandaj sot kam vetëm mirënjohje. Mirënjohje për ata që më besuan. Po aq mirënjohje edhe për ata që menduan ndryshe. Demokracia nuk kërkon njëzëshmëri; ajo kërkon respekt. Tani, më ndihmoni të gjithë, të bashkojmë këtë shtëpi; dhe nga këtu të bashkojmë dhe gjithë Kosovën”.
Postimi i plotë:



