Haxhiu pret përfaqësuesit e partive politike për përgatitjet e seancës konstituive
31 korrik 2026
| 11:11
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim përfaqësuesit e partive politike që kanë fituar ulëse në Kuvend, me qëllim të përgatitjeve për seancën konstituive të legjislaturës së re.
Lëvizjen Vetëvendosje në takim e ka përfaqësuar Arbërie Nagavci, PDK-në Vlora Çitaku, LDK-në Jehona Lushaku-Sadriu, ndërsa Aleancën Besnik Tahiri.
Takimi ka nisur në orën 11:00, ndërsa në të janë diskutuar përgatitjet për seancën konstituive të Legjislaturës së 11-të të Kuvendit të Kosovës, e cila është caktuar të mbahet më 6 gusht.



