PDK-ja konfirmon se mbetet në opozitë, Çitaku: Nuk do të ketë bashkëqeverisje me LV-në

31 korrik 2026 | 13:10

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të vazhdojë të qëndrojë në opozitë dhe nuk do të hyjë në bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje (LV), ka konfirmuar përfaqësuesja e PDK-së, Vlora Çitaku, pas takimit me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.

Çitaku ka thënë se PDK-ja është e interesuar që institucionet e reja të konstituohen sa më shpejt, por përjashtoi çdo mundësi për bashkëqeverisje me LV-në.

“PDK-ja ka pozicion të qartë politik: ne do të jemi në opozitë. Jemi të interesuar që sa më parë institucionet e Kosovës të konstituohen, në mënyrë që të fillojnë të adresojnë kërkesat dhe nevojat e qytetarëve të Kosovës”, ka deklaruar Çitaku.

Ajo ka theksuar se bashkëpunimi për konstituimin e institucioneve dhe për çështje me interes për qytetarët nuk nënkupton hyrje në qeveri. “Jemi vite larg me Lëvizjen Vetëvendosje. Kjo nuk do të thotë që nuk bashkëpunojmë për sa i përket konstituimit të institucioneve dhe interesave të qytetarëve të Republikës së Kosovës, por jo në bashkëqeverisje”, ka thënë ajo.

Duke folur për zgjedhjen e presidentit, Çitaku ka thënë se kjo çështje nuk duhet të trajtohet thjesht si një pozitë, pasi, sipas saj, zgjedhja e presidentit mund të ndikojë në vazhdimin e qeverisjes së LV-së.

“Çështja e presidentit nuk është një vend pune. Zgjedhja e presidentit mundëson qeverisje kësaj qeverie”, ka thënë Çitaku.

Ajo ka përmendur edhe disa prej çështjeve ku PDK-ja dhe LV-ja kanë dallime të thella, duke përfshirë raportet me Shtetet e Bashkuara, gazsjellësin amerikan, sektorin privat, lirinë e medias, sundimin e ligjit dhe arsimin.

Sipas Çitakut, këto dallime duhet të merren parasysh në procesin e zgjedhjes së presidentit dhe në përcaktimin e së ardhmes së institucioneve të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rita Ora ka publikuar së fundmi në rrjetet sociale një…