IKSHPK apelon për kujdes gjatë temperaturave të larta

02 gusht 2026 | 12:41

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ditëve me temperatura të larta dhe të jenë të vëmendshëm ndaj shenjave që kërkojnë ndihmë mjekësore.

IKSHPK rekomandon që të kontaktohen të paktën një herë në ditë të moshuarit që jetojnë vetëm, të mos lihen fëmijët vetëm në vetura të parkuara dhe të kërkohet menjëherë ndihmë mjekësore në rast të marramendjes, të përzierave, konfuzionit ose djersitjes së tepërt.

Instituti u bën thirrje qytetarëve që, përveç kujdesit për veten, të kujdesen edhe për të afërmit dhe personat më të rrezikuar gjatë valës së të nxehtit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se ka vendosur…