Thaçit i refuzohet dorëzania prej 50 mijë eurosh, i vazhdohet paraburgimi

03 gusht 2026 | 12:24

Dorëzania prej 50 mijë eurosh nuk ka mjaftuar që gjyqtari i vetëm në gjykimin e dytë ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve për tentim pengimi të drejtësisë, ta jap dritën e gjelbër për lirim me kusht të Thaçit nën 14 kushte që ka ofruar mbrojtja e tij në korrik të këtij viti.

Gosnell ka vendosur që t’ia vazhdojë paraburgimin Thaçit edhe për dy muaj të tjerë, ndonëse e komenton si pozitive garancinë financiare të ofruar nga vëllai dhe dy miq të tij.

“Siguria financiare prej 50 mijë euro e ofruar nga familja dhe miqtë, subjekt i sekuestrimit në rast të dështimit të pjesëmarrjes në seanca, e minon edhe më një rrezik të tillë (rrezikun e arratisjes)”.

Për shkak se Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dështuar të arsyetojë mundësinë reale të arratisjes, Gosnell e rrëzon këtë arsyetim për vazhdimin e paraburgimit, raporton Klan Kosova.

Megjithatë nën arsyetimin se Hashim Thaçi mund të pengojë proceset gjyqësore në zhvillim në Dhomat e Specializuara dhe mund të kryejë krime tjera të ngjashme, paraburgimi do të vazhdojë së paku deri në tetor 2026.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
GIZ Kosova dhe Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGjK–KDWV) kanë nënshkruar një…