Vdes nga infarkti bashkëshorti i deputetes së PD-së

03 gusht 2026 | 12:26

Ka vdekur në moshë të re Ladi Ndoja, bashkëshorti i deputetes së Partisë Demokratike, Elda Hoti.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët, të cilët njoftuan se 46-vjeçari ka vdekur si pasojë e një arresti kardiak.

Ndërkaq, Elda Hoti i ka dhënë lamtumirën partnerit të saj të jetës me fjalë që shprehin dhimbjen për humbjen e tij.

“U prehsh në paqe, i miri i zemrës sime! Ladi im, shpirti im. Do na mungosh gjithë jetën”, ka shkruar deputetja në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dorëzania prej 50 mijë eurosh nuk ka mjaftuar që gjyqtari…