ATK hap konkurs për punë praktike me pagesë për 30 praktikantë!
03 gusht 2026
| 16:23
Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se ofron mundësi për punë praktike për 30 kandidatë të diplomuar në fushën e ekonomisë, drejtësisë, administrimit të biznesit dhe fusha të ngjashme, duke iu mundësuar të fitojnë përvojë profesionale dhe t’i zbatojnë njohuritë e tyre në praktikë.
Puna praktike ofron:
• Angazhim praktik në departamentet tatimore rajonale të ATK-së
• Përvojë profesionale përkrah stafit të ATK-së
• Zhvillim të njohurive dhe aftësive për karrierë
• Punë praktike me pagesë për një periudhë gjashtëmujore
Angazhimi do të realizohet në Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Gjakovë, Ferizaj dhe Gjilan.
Afati për aplikim: 12 gusht 2026, ora 16:00.



