Pas Hudutit, Shqipëria shpall “non grata” edhe dy shqiptarë nga Maqedonia e Veriut

04 gusht 2026 | 13:19

Ministria e Brendshme e Shqipërisë ka shpallur “non grata” edhe dy shtetas të tjerë për veprimtari të dyshimta ndaj shtetit shqiptar.

Sipas burimeve të “Top Channel”, të padëshiruar janë shpallur dy shtetas nga Maqedonia e Veriut, ndaj të cilëve ka të dhëna për veprimtari në dëm të shtetit shqiptar.

Vendimi raportohet se është marrë pas propozimit të njësisë antiterror të Policisë së Shtetit, ndërsa është konfirmuar nga Ministria e Brendshme, e cila ka shpallur “non grata” Valon Beljan, ose Valjon Belën, dhe Bekir Halimin, të dy me shtetësi të Maqedonisë së Veriut.

Disa javë më parë, Ministria e Brendshme vendosi të shpallë “non grata” edhe shtetasen e Kosovës, Ikballe Hudutin, duke i ndaluar hyrjen në Shqipëri për një periudhë prej 15 vitesh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analistja Ivana Stradner ka kritikuar vendimin e Asamblesë Parlamentare të…