Kuvendi hap dyert për bashkatdhetarët, Haxhiu: Vizitojeni institucionin ku merren vendime të rëndësishme

04 gusht 2026 | 13:42

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka njoftuar se nga data 10 deri më 12 gusht, Kuvendi i Kosovës do t’i hapë dyert për bashkatdhetarët.

Haxhiu, përmes një videoje të publikuar në “Facebook”, i ka ftuar bashkatdhetarët ta vizitojnë Kuvendin dhe të shohin nga afër institucionin ku miratohen ligjet dhe merren vendime të rëndësishme për vendin.

“Do të mund të hyni këtu, në sallën e seancave plenare, të shihni vendet ku ulen deputetët që ju keni zgjedhur dhe të mësoni se si zhvillohet puna e Kuvendit – nga shqyrtimi i një projektligji në komisione, deri te votimi i tij në seancë”, ka shkruar ajo.

Në videon e publikuar, Haxhiu ka bërë të ditur se gjatë këtyre tri ditëve, bashkatdhetarët do të kenë mundësi ta shohin nga brenda Kuvendin dhe të takojnë deputetët e zgjedhur.

Postimi i plotë:

Të dashur bashkatdhetarë,

Më 10, 11 dhe 12 gusht, dyert e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të hapen për ju. Ju ftoj të vini dhe ta vizitoni nga afër institucionin ku miratohen ligjet dhe merren vendime të rëndësishme për vendin.

Do të mund të hyni këtu, në sallën e seancave plenare, të shihni vendet ku ulen deputetët që ju keni zgjedhur dhe të mësoni se si zhvillohet puna e Kuvendit – nga shqyrtimi i një projektligji në komisione, deri te votimi i tij në seancë.

Gjatë këtyre tri ditëve do të keni mundësi ta shihni nga brenda Kuvendin dhe të takoni deputetët e zgjedhur. Nëse keni fëmijë, i merrni me vete.

Shumica e tyre e njohin Kosovën përmes pushimeve të verës, fshatit të gjyshërve apo rrugëve të qyteteve tona. Le ta njohin Kosovën edhe përmes institucioneve të saj.

Ju presim më 10, 11 dhe 12 gusht, nga ora 12:00, në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Mirëardhshit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Supreme e Kosovës ka aprovuar kërkesëpadinë e paditëses Valbone…