BE-ja kërkon pezullimin e rrënimeve në Ujman deri në vendimin e gjykatës

04 gusht 2026 | 16:13

Bashkimi Evropian (BE) u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të ndalojnë rrënimet e mëtejshme të objekteve në zonën e Liqenit të Ujmanit, derisa gjykata kompetente të marrë një vendim përfundimtar lidhur me pretendimet pronësore.

Anitta Hipper, zëdhënëse për politikë të jashtme dhe çështje të sigurisë e kryediplomates së BE-së, Kaja Kallas, është pyetur lidhur me rrënimin e objekteve në pronësi të ndërmarrjes publike “Ibër-Lepenc” në Zubin Potok dhe nëse Brukseli po shqyrton masa në rast se demolimet vazhdojnë. “Ne shprehim keqardhje për rrënimin e shtëpive, veçanërisht pasi pretendimet pronësore janë ende nën shqyrtim gjyqësor”, ka thënë Hipper.

Ajo ka bërë me dije se BE-ja u bën thirrje institucioneve të Kosovës që të ndalojnë çdo rrënim të mëtejshëm dhe të bashkëpunojnë me banorët e prekur dhe autoritetet lokale për të gjetur zgjidhje ligjore dhe të qëndrueshme. Sipas Hipper, çdo veprim i pakthyeshëm, përfshirë rrënimet, duhet të pezullohet derisa gjykata kompetente të nxjerrë një vendim përfundimtar për pretendimet pronësore që ende mbeten të pazgjidhura.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se në koordinim me…