Prokuroria Speciale për gërmimet në Zubin Potok: Hetimet po vazhdojnë në një lokacion të tretë

04 gusht 2026 | 16:02

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se në koordinim me Policinë e Kosovës, hetimet lidhur me rastin e dyshuar të krimeve të luftës në komunën e Zubin Potokut po vazhdojnë intensivisht.

Sipas prokurorisë, aktualisht hetimet po zhvillohen në një lokacion të tretë, ndërsa prokurorja përgjegjëse ka qenë në vendngjarje së bashku me hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe ekspertët forenzikë, për të mbikëqyrur veprimet hetimore. Deri më tani, tre persona janë arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”. Gjatë hetimeve janë kontrolluar disa lokacione. Në fshatin Jabukë janë gjetur mbetje, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe analizave të ADN-së për identifikim. Ndërkohë, gërmimet në fshatin Kalludër e Vogël janë duke vazhduar.

Për shkak të fazës së ndjeshme të hetimit, Prokuroria Speciale ka bërë me dije se për momentin nuk mund të japë informacione të tjera. “Informacione shtesë do të publikohen kur kjo të jetë e mundur pa cenuar hetimin”, është thënë në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri  në detyrë i Punëve të Brendshme, Enver Dugolli, ka…