Të enjten protestë para Kuvendit të Kosovës, kjo është arsyeja
Lëvizja Revolta ka paralajmëruar protestë qytetare të enjten, më 6 gusht, para Kuvendit të Kosovës, në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë.
Protesta do të nisë në orën 10:00 dhe, sipas organizatorëve, do të mbahet për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit shtetëror të Republikës së Kosovës.
Lëvizja Revolta ka paraqitur tri kërkesa kryesore: publikimin e numrit të aplikimeve dhe shtetësive të fituara nga shtetasit e Serbisë sipas Ligjit për Shtetësinë, shfuqizimin e Ligjit nr. 10/L-023 për Shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe shfuqizimin e nenit 155 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
“Kjo nuk është çështje partiake. Është çështje e sovranitetit, shtetësisë dhe të ardhmes së Republikës së Kosovës. Bashkohu”, thuhet në thirrjen e kësaj lëvizjeje.



