Osmani takohet me Bill Clintonin në ShBA
23 shtator 2026
| 11:18
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është takuar me ish-presidentin amerikan, Bill Clinton.
Osmani ka bërë të ditur përmes një postimi në “Facebook” se takimi u zhvillua në kuadër të pritjes së organizuar nga Clinton Global Initiative (CGI), që po mbahet në Nju Jork më 22 dhe 23 shtator.
“Me presidentin Bill Clinton në pritjen e organizuar nga Clinton Global Initiative”, ka shkruar Osmani, duke publikuar edhe një fotografi me ish-presidentin amerikan.
Osmani nuk ka dhënë detaje të tjera rreth bisedës me Clintonin.



