Kurti në takim me Abdixhikun e Osmanin, ndërsa në Facebook publikon një video nga Ujmani me tri truproja
04 gusht 2026
| 19:42
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, aktualisht ndodhet në takimin me Lumir Abdixhikun, Lutfi Hazirin dhe Vjosa Osmanin.
Ndërkohë, në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook është publikuar një video nga vizita në Ujman.
Kurti aty shihet i shoqëruar nga Faruk Mujka, drejtor i Ibër-Lepencit, si dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Po ashtu, pas kryeministrit në detyrë shihen edhe të paktën tre pjesëtarë të sigurimit të tij të afërt.



