Dushi: Kurti dhe LV-ja kanë dëshmuar shumë herë se nuk e duan stabilitetin, ata duan krizë
05 gusht 2026
| 11:01
Kryetari i Degës së Dytë të LDK-së në Prishtinë, Florian Dushi, ka reaguar pas takimit të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Ai ka folur për qëllimet e kryeministrit në detyrë.
Sipas Dushit, Kurti dhe partia e tij tashmë e kanë dëshmuar disa herë se nuk e duan stabilitetin.
“Tashmë e ka dëshmuar shumë herë Kurti dhe organizata e tij se nuk e duan stabilitetin. Ata duan krizë, sepse me kriza u rritën dhe në krizë mbijetojnë. Krizat i krijojnë, i thellojnë dhe pastaj i shfrytëzojnë politikisht. Sa herë vendit i duhet qetësi, normalitet dhe institucione që funksionojnë, ata prodhojnë konflikt, përçarje dhe krizë”, ka shkruar Dushi në “Facebook”.



