Kurti njofton për përfundimin e rehabilitimit të rrugës Shipashnicë-Desivojcë-Tërstenë

05 gusht 2026 | 14:53

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ka përfunduar projekti për rehabilitimin dhe asfaltimin e rrugës rajonale R124, që lidh Shipashnicën, Desivojcën dhe Tërstenën në Komunën e Kamenicës.

Përmes një videoje të publikuar në “Facebook”, Kurti ka bërë të ditur se, së bashku me kryetarin e Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, dhe ministrin në detyrë të Infrastrukturës, Dimal Basha, kanë përuruar përfundimin e këtij projekti, me vlerë rreth 3 milionë e 256 mijë euro.

Sipas Kurtit, rruga ka gjatësi rreth 10 kilometra dhe gjerësi afërsisht 6 metra. Ai ka theksuar se investimi do të lehtësojë qarkullimin e qytetarëve dhe bizneseve, si dhe do të ndikojë në zhvillimin ekonomik dhe turizmin e kësaj zone.

Kurti ka bërë me dije se punimet janë realizuar brenda 195 ditëve pune, duke uruar banorët e zonës dhe qytetarët e Kamenicës për përfundimin e këtij investimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Armend Zemaj, ka deklaruar se…