Hoti për takimin Kurti-Abdixhiku: Të shohim çfarë u bisedua dje
05 gusht 2026
| 14:56
Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Avdullah Hoti, ka deklaruar se grupi parlamentar i kësaj partie do të informohet për përmbajtjen e takimit të zhvilluar mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Para nisjes së mbledhjes së grupit parlamentar të LDK-së, Hoti tha se fillimisht do të dëgjojnë se çfarë është diskutuar në takimin e mbrëmshëm.
“Të dëgjojmë se çfarë kanë biseduar dje. Ta shohim. Do të na informojnë sot se çfarë u bisedua dje”, ka thënë Hoti.
Kurti dhe Abdixhiku janë takuar mbrëmë në kuadër të përpjekjeve për arritjen e një marrëveshjeje politike për konsolidimin e institucioneve të vendit.
Megjithatë, takimi nuk ka rezultuar me ndonjë marrëveshje konkrete.



