Çitaku: Çdo zë që ngrihet në Prishtinë, dëgjohet edhe në Hagë

21 shtator 2026 | 19:34

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka bërë thirrje edhe sot për pjesëmarrje në protestën e paralajmëruar në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ku ka publikuar lajmin për “selamin” e dërguar nga Thaçi nëpërmjet Abelard Tahirit, i cili ishte së fundmi ishte në vizitë në Hagë, Çitaku ka shkruar se zërat e qytetarëve në Prishtinë dëgjohen edhe në Hagë.

“Çdo zë që ngrihet këtu, në Prishtinë, dëgjohet edhe në Hagë. U jep kurajo çlirimtarëve tanë dhe u tregon se nuk janë vetëm. Ata atje, ne këtu. Me dinjitet, çdo natë. Deri në Liri! Shihemi në shesh”, ka shkruar Çitaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas nismës së PDK-së për ndryshimin e ligjit që rregullon…