Thaçi dërgon të fala nga Haga, falënderon secilin protestues në sheshin e Prishtinës: U bëtë zë i fuqishëm kundër padrejtësisë

21 shtator 2026 | 18:31

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Abelard Tahiri, ka bërë të ditur se është takuar me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në Hagë, pas vendimit të fundit të Gjykatës Speciale.

Përmes një postimi në “Facebook”, Tahiri ka thënë se ky udhëtim drejt Hagës ishte më ndryshe nga vizitat e shumta që ka realizuar gjatë gjashtë viteve të fundit.

“Ky është një tjetër rrugëtim drejt Hagës, pas kaq shumë udhëtimesh gjatë këtyre gjashtë viteve. Por kësaj here ishte ndryshe. U mërzita shumë kur e takova Presidentin pas vendimit të padrejtë”, ka shkruar Tahiri.

“Ai ju dërgon të fala nga zemra, secilit prej jush që jeni në sheshin e Prishtinës dhe që u bëtë zëri i fuqishëm kundër padrejtësisë. Faleminderit për qëndresën, për solidaritetin dhe për zërin tuaj që nuk u shua”, ka shkruar Tahiri.

AdvertisementAi ka treguar se Thaçi, pavarësisht vendimit, ishte i qetë, i fortë dhe me besim se Apeli do ta korrigjojë atë që Tahiri e cilëson si padrejtësi.
Postimi i plotë i tij:

Ky është një tjetër rrugëtim drejt Hagës, pas kaq shumë udhëtimesh gjatë këtyre gjashtë viteve.

Por kësaj here ishte ndryshe.
U mërzita shumë kur e takova Presidentin pas vendimit të padrejtë.

E megjithatë, ai ishte i qetë, i fortë dhe i sigurt. Me besimin se drejtësia do të triumfojë dhe se Apeli do ta korrigjojë këtë padrejtësi.

Ai ju dërgon të fala nga zemra, secilit prej jush që jeni në sheshin e Prishtinës dhe që u bëtë zëri i fuqishëm kundër padrejtësisë.

Faleminderit për qëndresën, për solidaritetin dhe për zërin tuaj që nuk u shua.

Drejtësi për çlirimtarët!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Arsim Lani Prisnim që seanca të niste. Të gjithë…