Ramadani dhe Manaj flasin në prag të grumbullimit të Shqipërisë

21 shtator 2026 | 16:53

Futbollistët Ylber Ramadani dhe Rey Manaj kanë folur të hënën në konferencën për media të Kombëtares së Shqipërisë, në prag të grumbullimit për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Manaj ka thënë se synimi i Shqipërisë në këtë edicion është përfundimi në vendin e parë të grupit, duke theksuar se skuadra do të përgatitet maksimalisht për të kërkuar fitore në secilën ndeshje.

Shqipëria gjatë këtij grumbullimi do të zhvillojë katër ndeshje, ku do të përballet me Bjellorusinë, San Marinon dhe Finlandën në kuadër të Ligës C.

Sulmuesi ka theksuar se të gjithë futbollistët janë të gatshëm të japin maksimumin për të grumbulluar pikët e plota.

Ndërkohë, Ramadani ka deklaruar se fokusi i menjëhershëm i Shqipërisë është ndeshja ndaj Bjellorusisë, ku synojnë fitoren.

Edhe mesfushori kuqezi ka konfirmuar se objektivi i Shqipërisë në këtë edicion të Ligës së Kombeve është të përfundojë në krye të grupit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Finalja e Superkupës së Kosovës në basketboll do të zhvillohet…